Egnatia merr një tjetër pikë në Ligën e Konferencës, barazon në Danimarkë

Egnatia ka siguruar pikën e dytë në Ligën e Konferencës, pasi të enjten mbrëma barazoi 1:1 në udhëtim ndaj skuadrës daneze Aarhus.

Pas barazimit me Midtjyllandin në xhiron e parë, kampionia e Shqipërisë mori një tjetër rezultat pozitiv përballë një kundërshtari danez.

Skuadra nga Rrogozhina pati epërsi numerike që nga minuta e tretë, kur Eric Kahl u përjashtua me karton të kuq. Egnatia e shfrytëzoi këtë avantazh në minutën e 13-të, kur Ildi Gruda shënoi për epërsinë 1:0.

Megjithatë, vendasit e barazuan rezultatin vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me golin e James Bogeres. Pavarësisht epërsisë numerike, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede nuk arriti ta rikthente avantazhin dhe takimi u mbyll 1:1.

Pas dy ndeshjeve, Egnatia ka dy pikë, një më shumë se Aarhusi.

Ndeshjen e radhës Egnatia do ta zhvillojë sërish në udhëtim. Më 5 nëntor do të përballet me skuadrën rumune Universitatea Craiova.