Ekpertët: Dushi me ujë të nxehtë dëmton lëkurën dhe flokët

Shumë njerëz preferojnë që dushin ta bëjnë me ujë shumë të nxehtë, mirëpo, sipas ekspertëve të lëkurës, kjo mund ta dëmtojë shëndetin tuaj.

Farzan, një farmacist me qendër në ShBA, theksoi se uji i nxehtë mund të dëmtojë lëkurën tuaj dhe t’i përkeqësojë aknet.

Dushi në temperatura më të ngrohta, sipas ekspertit mund ta bëjë lëkurën tuaj shumë të thatë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Dushi për një kohë të gjatë, veçanërisht me ujë shumë të nxehtë mund të heqë lëkurën tuaj nga vajrat e saj natyralë, duke e bërë atë të thahet”, u shpreh ai.

Por, jo vetëm lëkurën, dushi i nxehtë, sipas tij mund të shkaktojë dëme edhe në flokë.

Farzan gjithashtu është shprehur se dushi me ujë të nxehtë rrit edhe presionin e gjakut dhe mund të ndikojë keq në zemër./Klan Kosova