Enca ‘çmend’ rrjetin, publikon video duke bërë ‘twerk’ me bikini!





Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese dhe ndonjëherë mund të themi se konsiderohen edhe si pamje +18, por tashmë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza. Ama me postimin e fundit duket se këngëtarja ka vendosur me të vërtetë ‘të çmend’ rrjetin. Vetëm pak më parë Enca ka postuar një video mjaft ‘të nxehtë’ në Instagram, teksa dikush e filmon atë duke bërë ‘twerk’ e veshur me bikini, por jo vetëm kaq pasi në shkrimin në video Enca ka lajmëruar se tashmë video të tjera të ngjashme mund ti gjejmë edhe në faqen e saj të ‘OnlyFans’.

Ka ca kohë Instagrami se meriton nxehtësinë time, ndaj postime të ngjashme i gjeni te linku në bio

Enca njihet për deklaratat e fuqishme dhe postimet e saj që gjithmonë bëjnë shumë bujë. Së fundmi Enca ka postuar disa foto nga ditëlindja e saj vitin e kaluar, ku shihet në krahët e një mashkulli muskuloz. Ama këtë herë Enca nuk ka dashur të lërë vend për aludime dhe ka shkruar krahas fotos se djaloshi misterioz është ‘bodyguard-i’ i saj dhe se për shkak se atëherë Enca e ka pasur këmbën e thyer, ai e ka mbajtur atë në krahë dhe është kujdesur për të gjatë gjithë natës së festës.

SHiko “Twerkin” e Ences