Era Istrefi dhe Amir Rrahmani në një lidhje dashurie?

Ditë më parë, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi ‘Diego Armando Maradona’.

Këngëtarja që po qëndron në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3-1 nga Napoli.

U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe tani vjen një tjetër detaj.

Prive.al mëson se Era po pushon bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.

Në po të njëjtin ishull e edhe hotel, këto ditë po pushon edhe kapiteni Rrahmani.

Ndonëse futbollisti nuk ka postuar asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë ‘zbuluar’.

Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion.

Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era & Amir./Insajderi