Erdogani do të sfidohet në balotazh; Nga 97% të votave të numruara ky është rezultati!

Numërimi i votave po shkon drejt fundit për të përcaktuar rezultatin e një gare tripalëshe midis Presidentit Recep Tayip Erdogan, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroğlu dhe Sinan Oğan.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (05:00 GMT) dhe u mbyllën në orën 17:00 (14:00 GMT).

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, do të mbahet balotazhi i 28 majit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë ngritur për votuesit në vend.

Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca e Popullit, Aleanca e Kombit, Aleanca Ata, Aleanca e Punës dhe e Lirisë dhe Bashkimi i Aleancës Socialiste.

Në vijim janë përditësimet më të fundit:

02:00 Rezultatet pas 97.4% të votave të numëruara

Këtu janë rezultatet më të fundit të orës 00:45 sipas orës lokale:

Recep Tayip Erdogan: 49.37%

Muharrem Ince: 0.44%

Kemal Kilicdaroğlu: 44.94%

Sinan Oğan: 5.25%