Familjarët po i tërheqin të moshuarit nga shtëpia ku ndodhi sulmi fizik





Familjarët e të moshuarve që kanë qenë duke jetuar në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” kanë nisur t’i heqin ata nga kjo shtëpi.

Krejt kjo ka ardhur pas publikimit të një videoje të mërkurën ku shihet se një e moshuar sulmohet fizikisht nga një infermiere. Sipas videos së publikuar, një nga infermieret e pranishme incizon sulmin, derisa disa të tjera dëgjohen duke qeshur.

Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se katër infermiere janë suspenduar të martën lidhur me rastin. Sipas dokumentit të publikuar nga kjo shtëpi, ato janë suspenduar për sjellje të pahijshme.
Deri tash dy nga infermieret janë në ndalim për 48 orë.

Kujdes pamjet: Aktorja publikon videon e rrahjes së pacientes nga infermieret