Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht sot i ka shkruar UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën.

Takimi që vlen për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, është paraparë të luhet më 26 mars në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Në letrën e FFM thuhet se përveç problemit të tifozëve, ku qeveria vendase mori vendase mori vendim që sfida të luhet pa shikeues, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka shfaqur problemin e arritjes së lojtarëve nga vendet e izoluara në karantinë, shkaku i koronavirusit.

“Pikërisht shkaku i këtyre shkaqeve të jashtëzakonshme, Federata e Futbollit të Maqedonisë është në komunikim të vazhdueshëm dhe intenziv me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për shëndet publik dhe në tërësi përmbahemi me rekomandimet e tyre, masat për parandalim apo edhe ndalesat”.

“Gjithashtu, pas konsultimeve me përfaqësues të Federatave të Futbollit të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, kur dihet se njëra prej dy vendeve do të jetë vendas i duelit final të Ligës së Kombeve më 31 mars ku do të diskutohet kualifikimi në EURO 2020, informatat jozyrtare thonë se është e mundshme që përfaqësuesja që do të sigurojë kualifikim në finale, të përballet me masa të caktuara për kujdes dhe mbrojtje shëndetësore gjatë hyrjes në cilindo prej dy vendeve. Edhe në aspekt të kësaj problematike, FFM gjithashtu është në kontakt të vazhdueshëm me dy federatat e vendeve të lartëpërmendura dhe UEFA-n”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

“Në pajtueshmëri me rekomandimet e fundit dhe ndalesat nga Qeveria e Maqedonisë për preventiva ndaj virusit COVID-19, Komisioni për futboll te moshat solli vendim që gjitha ndeshjet e kategorive të reja dhe ndeshjet e Ligave të fëmijëve të FFM të pezullohen për dy javët e ardhshme”.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>