Festivali me muzikë Deep House shumë afër Bujanocit dhe Preshevës!

Më 1 Gusht të këtij viti, në Kalanë e Pogragjës pritet të mbahet festivali i muzikës deep house “Gjilan- Deep&Tech House”.

Drejtoria për Kultur Rini dhe Sport pran Komunës së Gjilanit, përmes facebook-ut ka publikuar punimet në përgatitjen e terrenit në pjesën e poshtme të Kalasë së Pogragjës, ku pritet të mbahet festivali.

Kalaja e Pogragjës, territorialisht është shumë afër edhe me Bujanocin dhe Preshevën dhe ky event mund të jetë një mundësi e mirë edhe për adhuruesit e muzikës nga Lugina.

Muzika Deep house është i njohur për ritmet tipike nga 110 deri në 125 bpm, linjat e heshtura të basit, përdorimin e gjerë të elementeve të goditjes, tingujt e butë të tastierës, përdorimin e strukturave të avancuara të akordeve, miksimet e ambientit dhe vokalin shpirtëror.
Është një lloj muzike jo shumë e njohur në Kosovë, kështu që kjo është një nga arsyet kryesore pse ky festival është i mrekullueshëm për të prezantuar këtë zhanër të ri të muzikës dhe për t’i lënë njerëzit të eksplorojnë më shumë dhe të jenë më të hapur ndaj kulturave, ideve të reja dhe të ndryshme etj.