Finalja Trepça – Peja, interesim i madh i qytetarëve për të blerë bileta

Klubi i basketbollit Trepça ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen me KB Pejën.

Numri i qytetarëve për të siguruar bileta për ta parë këtë finale është i madh, njofton Klan Kosova.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me ç’rast do të përcaktohet edhe fituesi.

Rezultati deri më tani është dy me dy dhe kampioni përcaktohet në përballjen e pestë./Klan Kosova