Haradinaj për marrëveshjen me Serbinë: Nuk po luan Prishtina me Llapin, jemi në Ligën e Kombeve (VIDEO)





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kundër Serbisë, për marrëveshjen finale, duhet të ketë bashkëpunim mes të gjithëve.

Haradinaj theksoi se së bashku me aleatët ndërkombëtarë duhet të gjendet marrëveshja e duhur për Kosovën, njofton Klankosova.tv.

“Nuk është një proces vetëm i zotërit Kurtit, në dialog kanë marr pjesë të gjitha qeveritë. Nuk besoj se dialogu është një çështje që duhet me provu, me ngushtu, me dhënë poena negativ ndaj njëri-tjetrit, jemi duke luajtur në ligë tjetër, nuk është duke luajtur Prishtina me Llapin, jemi duke luajtur në Ligën e Kombeve”, ka thënë Haradinaj.

“Ne duhet me qenë bashkë jo kundër Serbisë në këtë rast, por së bashku me aleatët tanë, me partnerët tanë ndërkombëtarë, të gjejmë marrëveshjen e duhur, të drejtë për Kosovën, kjo duhet të jetë qasja jonë, ndërsa kur kthehemi në ligën e brendshme, ju tregova gjuhën dhe mënyrën si shpjegohet qeverisja”.
SHIH VIDEON