Haradinaj për Qeverinë Kurti: ”Janë një shpi budallë” (VIDEO)





Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar një sërë akuzash e kritikash për Qeverinë Kurti për refuzimin e gazit amerikan aq sa i ka quajtur ‘një shpi budallë’.

Haradinaj, në Rubikon në Klan Kosova, thotë se teksa bota është përfshirë në krizë energjetike dhe shumë vende ‘luftojnë’ për të siguruar gaz, ekzekutivi kosovar e ka refuzuar një projekt të tillë, njofton Klankosova.tv.

“E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ka shpresën tek gazi i rrjedhshëm amerikan – do të duhej të ishim kyç edhe ne”.
Shih Videon

“Por këta [pozita] janë një shtëpi budalla, e kam thënë disa herë dhe ju e shihni se ku kanë mbërri. Pra, budallaku i tyre deri ku ka mbërri”, tha Haradinaj.
Haradinaj, mes tjerash, thotë se Vetëvendosje dhe Kurti kanë bërë krim me energjinë në Kosovë.

“I ka pasur dy projekte të gatshme në tavolinë që në video i përmend si të arritura “Parkun e erës në Shalë” dhe “MCC-në”. Të dyja kanë qenë të kryera në fakt MCC-në e ka vonuar për dy vjet”.
“Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë bërë krim me energjinë në Kosovë”, tha Haradinaj.