Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se do të bashkëpunoj me drejtësinë dhe ka lutur qytetarët ta ruajnë  qetësinë.

Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë që para Gjykatës të shkoj si president.

“Nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit unë sot jap dorëheqje”, ka thënë ai.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur,  ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>