Humbje, turp, vershellima dhe polemika!

Humbje, turp, vershellima dhe polemika! Kjo është një nga nisjet e sezonit më të dobëta në historinë e Manchester United.

Pas humbjes 1-2 ndaj Brighton, ekipi i drejtuar nga Ten Hag u mposht 4-0 nga Brentford.

Brenda 35 minutash, ekipi nga Manchesteri pësoi katër gola. Dasilva, Jensen, Mee dhe Mbeumo shënuan emrin në listën e golashënuesve. Cristiano Ronaldo ishte në fushë për mysafirët, por si duket vetëm për numër.

Shtyhet sërish debutimi i Strakoshës, pasi trajneri Frank nuk e aktivizoi. Sfida e radhës për United është në shtëpi ndaj Liverpool, Brentford sfidon Fulham në Londër. Erik ten Hag nuk do ta kishte parë në ëndrrën më të keqe këtë start negativ të sezonit në Premier League. Pas humbjes 1-2 në “Old Trafford” përballë Brightonit, “Djajtë e Kuq” kanë pësuar katër gola nga Brendtfordi… vetëm gjatë pjesës së parë.

Gabime trashanike të portierit dhe mbrojtjes, të shfrytëzuara nga Dasilva dhe Jensen, në minutat 10’ dhe 18’. Gola që mund t’i pësojë vetëm një skuadër amatore. Por makthi për “Djajtë e Kuq” do të vijonte në minutën e 30-të, me golin e Jensen, ndërsa në të 35-tën realizoi edhe Mbuemo.

Me keq se kaq nuk mund të shkonte për ten Hag , qe pas ndeshjea tha se “ndryshova 3, por nese do te kisha pasur mundesi do t’i kisha zevendesuar te gjithe sot”. Praktikisht, pranon se ekipi ka deshtuar, por nje video tregon dhe se tashme raporti me Ronaldon nuk ekziston me.