Ja shifra e madhe që përfiton Ballkani nga fitorja e sotme!





Ballkani po përjeton momentin më të bukur në historinë e tij. Skuadra nën udhëheqjen e Ilir Dajës nuk po shkon thjesht për formalitet në Ligën e Konferencës, por po përpiqet të thojë fjalën e saj në grup. Mbrëmjen e sotme kampionët e Kosovës kanë marrë edhe fitoren e parë në fazën e grupeve.

Fitorja 3-4 në transfertën kundër Sivasporit vjen me një shifër të majme nga pas. Ilir Daja po mbush arkat e Ballkanit, teksa pas parave të siguruara nga kualifikimi në Ligën e Konferencës, tashmë kanë siguruar edhe 500 mijë euro për shkak të rezultatit të arritur mbrëmjen e sotme.