Jepet premiera e “Gjergj Kastriot Skëndërbeu, Kryezot i Arbërit”, bashkëpunim Kosovë-Shqipëri

Mbrëmë në sallën “AMC” 150 interpretues nga Kosova e Shqipëria e kanë performuar veprën “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Kryezor i Arbërit”, raporton KultPlus, përcjell Klan Kosova.

Kjo vepër u voll nga kompozitori Vasil Tole, e cila u jetësua nga Orkestra dhe kori i Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën dirigjimin e Sieva Borzakut.

Autori i veprës e cilëson atë si një forcim marrëdhëniesh kulturore midis dyja vendeve.

“Kënaqësia ime si autor është e madhe, së pari sepse kam pasur edhe koncerte të tjera me krijimtarinë time në Prishtinë, por nuk kam pasur kurrë një vepër të këtyre përmasave që shkon deri në 63 minuta, kështu që kam kënaqësi që u realizua kjo vepër, që u realizua me maksimumin e cilësisë së mundshme, në kushtet e bashkëpunimit ndonjëherë edhe të vështira në kuptimin e mjeteve teknike dhe sigurisht jam i kënaqur që reagimi i publikut të Prishtinës ishte pozitiv”, ka thënë Tole për Kultplusin.