Jim Belushi në Shqipëri, parulla në rrugët e Tiranës mori gjithë vëmendjen në Instagramin e tij (FOTO LAJM)





Jim Belushi, aktori i njohur me origjinë shqiptare e mbajti fjalën. Një muaj më parë ai zbuloi se do të vizitojë Tiranën në Tetor dhe ja ku është.

Në llogarinë e tij në Instagram, Jim ka postuar dy foto në një nga rrugët e Tiranës ku shkruan “On the Road”.

Në foto ai mban një puro në dorë dhe është ulur pranë një dyqani perimesh, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është parulla në mur: Fuck shteti!

Jim Belushi është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses në Hollywood. Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë.