Kamberi: Serbia e sotme dëshmon më së miri se 5 tetori nuk e prodhoi ende 6 Tetorin

Deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë ka komentuar në facebook përvjetorin e rënjes nga pushteti të Sllobodan Millosheviqit.

“Sot bëhen njëzet e një vjet nga protestat e 5 tetorit që rrëzuan de fakto Sllobodan Millosheviqin nga pushteti. Njëzet e një vjet më vonë, President i Serbisë dhe i gjithëpushtetshëm është ish-ministri i informatave i Sllobodan Millosheviqit. Njëzet e një vjet më vonë, kryetar i Kuvendit është ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqit. Njëzet e një vjet më vonë, Ministër i Brendshëm është ish-zëdhënësi i gruas së Sllobodan Millosheviqit. E më e rëndësishme, njëzet e një vjet më vonë, Serbia mbetet larg vlerave dhe synimeve të 5 tetorit për demokraci. Njëzet e një vjet më vonë, Serbia nuk e prodhoi ende 6 tetorin”, ka shkruar deputeti në llogarinë e tij në facebook.