Kamenicë, burri gjen dhëndrrin e vdekur në shtëpi!

Një ankues ka raportuar dje në polici se dhëndrri i tij, derisa ka qenë musafir tek ankuesi, është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:50 në Kamenicë.

Sipas raportit policor, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Kamenicë 05.02.2022 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi,  është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion” thuhet në raport.