KB Trepça arsyeton humbjen!

KB Trepça ka reaguar pas humbjes në finale të Superligës së Kosovës.
Mbrëmë Peja u shpall kampione e Kosovës, pasi fitoi 93 – 91 në ‘Minatori’.

Ndeshja ishte tejet interesante, që më pas shkoi deri në vazhdime për të përcaktuar fituesin e këtij edicioni.

Mitrovicasit ishin mjaft konkurrues, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe mysafirët ua rrëmbyen trofeun në shtëpinë e tyre.

Pas ndeshjes klubi i Trepçës reagoi në llogarinë e tyre zyrtare.

Ata falënderuan tifozët për përkrahje, pasi në të gjitha ndeshjet kanë qenë lojtari i gjashtë i tyre.

Ky është njoftimi nga klubi:

Të nderuar tifozë e përkrahës
Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione.

Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.

Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.
Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.

Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.
Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.

Trepça, krenari 💚🖤