Këngëtarja e njohur kosovare i jep fund beqarisë – dalin fotot e çiftit





Këngëtarja e njohur kosovare, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Valon Vataj.

Ishte vet Albina ajo që ndau fotografi në Instagram, e veshur me vello dhe me një mbishkrim të lezetshëm.

“Ti i dhe kuptim jetës sime” ka shkruar Albina në fotografitë bashkë me Valonin.