Konfirmohet rasti i parë i variantit “Stealth Omicron”: Po përhapet edhe më shpejt

Rasti i parë i variantit “stealth omicron” është regjistruar në Serbi. Këtë informacion e kanë konfirmuar për RTS nga Fakulteti i Mjekësisë në Beograd.

Viroologia Tanja Jovanoviq ka thënë se nënvarianti i ri dalëngadalë po bëhet dominant në disa vende, por supozohet se pasqyra klinike është e ngjashme me të parën.

Në Fakultetin e Mjekësisë është konfirmuar prania e nënvarianteve “stealth omicron në dy mostra të pacientëve nga Novi Pazari.

Viroologia Tanja Jovanoviç tha për RTS se u vu re se ky nënvariant, i cili u zbulua për herë të parë në Filipine në fund të janarit, po përhapet edhe më shpejt se ai i mëparshmi dhe dalëngadalë po bëhet dominues në disa vende, si Danimarka, India, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Megjithatë, siç përmendi ajo, simptomat supozohet se janë të ngjashëm me nënvariantin e mëparshëm./Spektri