Krasniqi deklarohet rreth hapjes e Urës së Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka folur pas takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me kryetarët e komunave.

Krasniqi ka folur rreth hapjes së urës së Ibrit.

Ai para mediave tha se po trajtohet ligjshmëria e këtij vendimi në ministri./Klan Kosova

“Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, aktualisht është në trajtim në Ministrinë tonë, kurdo që të përfundojë vlerësimi i ligjshmërisë së aktit ne do e dërgojmë te instancat tjera”, tha Krasniqi para mediave.

I pari i MAPL-së shtoi se brenda takimit mes qeveritarëve dhe kryetarëve të komunave, është shprehur pajtim për trajtimin e çështjes së të hyrave vetanake.

“Sa i përket të hyrave vetanake, ministri i Financave në emër të qeverisë e hapi derën për zgjidhjen e kësaj çështje, sepse ne faktikisht po e implementojmë një amandament të miratuar në kuadër të Ligjit për Buxhetin. Nëse duhet të ndryshohet ky amandament, ministri edhe një herë sot u kërkoi kryetarëve të komunave që të bëjnë kërkesë dhe ajo do të trajtohet”, ka thënë Krasniqi.