Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.

Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

“Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje e përbashkët kriminale nuk ka asgjë më fyese”, ka theksuar Krasniqi.

“Besoj dhe besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracisë”, tha Krasniqi.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>