Kurti: Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet t’ia përkujton vetës që në 20-vetorin e Pavarësisë, kosova të jetë më i zgjedhur nga të rinjtë e të rejat për të jetuar.

Kurti tha se Kosova duhet të kujtoj amanetet e njerëzve që e kanë dhënë gjakun për lirinë e Kosovës.

“Kosova duhet të kujtoj amanetet e njerëzve që e kanë dhënë gjakun për lirinë e Kosovës edhe pse nuk kaun arritur ta shijojnë atë. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm ne këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet.

Të kemi parasysh fëmijët të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mrië se që e kemi gjetur, mjedisin më të gjelbër, ekonominë më të pasur, drejtësinë më funksionale, shëndetësinë më të pajisur dhe arsimin më të fortë”, tha Kurti.