Kurti sot niset për në Paris, pritet të takohet edhe me Vuçiqin





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka bërë të ditur se sot do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Ai tha se gjatë kësaj vizite, pritet të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tutje, Kurti shtoi se janë dy propozime në tavolinë, një i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit, si dhe propozimi franko-gjerman, që sipas tij e ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
Njoftimi i Albin Kurtit