Kush është familja e re Presidenciale në Shqipëri?

Pjesë e ceremonisë së marrjes së detyrës së re nga Bajram Begaj ka qenë edhe bashkëshortja e tij me dy djemtë.

Armanda Begaj dhe 2 djemtë ishin në lozhën e Kuvendit, po ashtu edhe në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.