Kush nuk duhet të konsumojë asnjëherë mish të kuq?

Shumë studime deri më tani kanë treguar se konsumimi i rregullt i mishit të kuq është i lidhur me një rrezik të shtuar të zhvillimit të kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut.

Këto të dyja mund të çojnë në sëmundje të zemrës, si dhe në zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Siç raporton Eat This, disa studime madje kanë zbuluar se marrja e tepërt e mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe madje mund të shkurtojë jetën, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse është e kuptueshme që konsumimi i herëpashershëm i mishit të kuq nuk do të sjellë pasoja të tilla negative, dietologët gjithsesi paralajmërojnë se grupe të caktuara njerëzish nuk duhet ta hanë këtë lloj mishi, por ta shmangin sa më shumë.

Kjo nënkupton:

Njerëzit që kanë kolesterol të lartë

Personat me sëmundje të zemrës ose të sistemit të qarkullimit të gjakut

Personat me sëmundje të avancuar të veshkave

Njerëzit me një histori familjare të kancerit të zorrës së trashë, transmeton Klankosova.tv.