Sekretari krahinor i Vojvodinës për Politikë Sociale, Demografi dhe Barazi Gjinore, Predrag Vuletiq, është arrestuar sot, raporton Nova.rs.
Bashkë me të është arrestuar kryetarja e komisionit për ndarjen e mjeteve, D. M.
Sipas Prokurorisë në Novi Sad, dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin për 130,9 milionë dinarë, duke ndarë ndihma për banim për persona që nuk plotësonin kushtin e lindjes së fëmijës së tretë ose të katërt.
Të dyve u është caktuar ndalim deri në 48 orë.