Mesazh për nxënesit e mi!

Të dashur nxënës, sipas gjitha gjasave po i vjen fundi këtij ankthi që na “okupoj” qe një kohë të gjatë. Në horizont po shihet drita. Ky virus ngadal po largohet (po e largojne?) ashtu sikur edhe që erdh (që e sollën?) duke lënë pas veti shumë e shumë gjëra, duke i dhënë përgjigje shumë pyetjeve, duke lënë pas veti shumë familje të prekura, duke lënë shumë njerëz pa punë, e si erdh apo pse e sollën kjo mbetet për momentin enigmë për ne.

Njerëzit e rëndomtë, a do ta kuptojmë ndonjëherë a jo nuk e di, po le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që kanë njohuri rreth kësaj e heshtin ose ata që kontribuan në këtë dhe fshehin.

Ndoshta në memoaret e tyre ndonjë ditë do të lexojmë për këtë dhe do shohim se ata kërkojnë falje për “argatin” që ia bën djallit dhe “participimin” e tyre në këtë krim me përmasa globale, por do bëhet vonë dhe do ia bëjmë një pyetje të thjeshtë atyre që më parë:

“Vallë a kishte jeta juaj aq vlerë sa për ta ruajtur atë, ishit të gatshëm të shkatërroni me miliona jetëra, a thua pasurimi i juaj dhe ana materiale ishte aq e nevojshme, a thua duhej të shkaktoni fatkeqësi me përmasa të tilla vetëm e vetëm se t’i ofroni lumturi familjeve tuaja. Ndoshta ne prap do të gjejmë ose do të kemi pak mëshirë t’iu falim, por a kemi të drejtë? A do të kemi moral ne t’iu falim në emër të atyre që vdiqën për “hirë” të lumturisë tuaj. JO zotërinjë, thënia “Te falësh është hyjnore” këtu nuk ka vend. Zoti për këtë i dhashtë gjithëkujt denimin e merituar”.

Të dashur nxënës, nga kjo ne duhet të nxjerrim disa leksione jetësore. Cilat janë ato?

Shëndeti dhe liria qenkan dy gjërat që duhet çmuar më së shumti. Familja qenka institucioni më i sigurt ku çdo herë e gjejm “konakun” më të dashur. Prindërit qenkan ata që janë të gatshëm t’i bëjnë gjitha sakrificat për ju. Vëllau dhe motra qenkan ata që të qëndruan afër, shokët dhe shoqet që thirren kohë pas kohe në telefon për të pyetur thjeshtë, SI JE?, qenkan ata që meritojnë të jenë në të ardhmen pran teje.

Familjarët dhe miqët të cilët materialisht qëndrojnë mirë e që gjetën kohë të pyesin prindërit tuaj se a kanë nevojë për ndonjë ndihmë materiale apo tjetër, treguan gatishmërin e vet për solidaritet dhe ndjenjën se po mendojnë për juve.

Të nxjerrim nga kjo se shkolla, ardhja në shkollë, atmosfera me shokët dhe shoqet qenka diçka që nuk mund të zëvendësohet, prandaj pas normalizimit filloni t’i çmoni këto dhe t’i kultivoni edhe më shumë.

A e kuptuat se papritmas në jetë vijnë nganjëherë gjera të padëshirueshme dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur sa moralisht aq edhe materialisht, pra mos shpenzoni pa nevojë, le të jetë modestia vyrtiti më i lartë, çmoni dhe ruane atë që e keni dhe mos i merrni lakmi gjërave të shtrenjëta.

Erdhëm në një moment ku MJEKU dhe njerëzit e ditur e patën fjalën kryesore, ku motrat medicinale dhe teknikët sakrifikuan dhe rrezikuan jetën e tyre për ti ndihmuar të sëmuarit, koha kur gazetarët e ndershëm me shkrimet e veta sado pak na lehtësonin ankthin, Zoti i shpërbleftë për këtë gjithë ata.

Pra po e shihni se vetëm me shkollim dhe dije mund të bëhesh AI/AJO i cili, e cila, në momentin kur jeta dhe rrethanat e jetës kërkojnë atë, e arsyetojnë gjithë investimin tënd në ngritjen e dijes dhe njohurive, e këto gjithmon në shërbim të mirës dhe lumturisë njerëzore.

P.S. Më ka marrë malli për juve, mezi pres ditën kur do të kthehemi në shkollën tonë, Ju dua shume!

Ky shkrim është marrë nga Facebooku i Profesorit me lejen e tij.


Hysen Saqipi – Profesor i gjuhës frenge në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>