Luizi dhe Kiara thyejnë rrjetin, mbi 100 mijë persona i shikojnë live në Istagram në më pak se 5 minuta (VIDEO)

Yjet e Arbana Osmanit dhe njëherit dy nga personazhet më të komentuara të edicionit të dytë në Big Brother VIP Albania tash e disa orë kohë pas kohe po hynë live në Instagram për të biseduar me fansat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë shuar të gjitha spekulimet për një ftohje të mundshme mes çiftit.

“Posto më shumë foto me Kiarën. Lui puthe dashninë”, ishin vecse disa nga kërkesat e ndjekësve të tyre që i shprehnin gjatë lidhjes direkte.

Ndërsa, ajo që duket e pabesueshme është numri i ndjeksëve që po i përcjellin live.

Momentalisht janë mbi 100 mijë ndjekës që po i shikojnë, ndërsa synimi i Luizit siç u shpreh në këtë lidhje është 100 mijëshi.