Lutje për të gjithë ata që kanë termin vaksinimi për ditën shtune!

Shtëpia e shëndetit në Bujanoc njofton se për ditën e shtune rreth 400 qytetarë nga Komuna e Bujanocit kanë pranuar thirrje për të u vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Me këtë rast për shkak të pamundësisë fizike që të gjithë të vaksinohen brenda një dite, luten të gjthë ata që kanë terminin për të u vaksinuar të shtunën pas orës 14:00, këtë ta bëjnë ditën e diel.

Kjo lutje nga shtëpia e shëndetit është për të shmangur tollovinë dhe rrezikun e infektimeve brenda stacionit të vaksinimit, pasi nuk do të jetë e mundur që të gjithë të vaksinohen brenda një dite.

Ditën e diel vaksinimi do të kryhet gjatë periudhës 08:00-18:00. / Spektri