Mediat në Beograd: Për Rusinë, Kosova nuk është më e “ashtuquajtur”!





A është Kosova ende e “ashtuquajtur” për Moskën?
Kjo pyetje duket mjaft logjike pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës. Ajo solli një lajm të (pa)pritur, përfaqësuesi i Rusisë, siç pritej, e mbajti anën e Serbisë, por me retorikë të zbutur.

Mediat serbe lidhen me një “detaj” të rëndësishëm për Serbinë, raporton Spektri – diplomati me përvojë Vasilij Nebenzja harroi në fjalimin e tij për Kosovën se ajo është “e ashtuquajtura” shkruajn mediat në Serbi.

Sipas mediave serbe “E gjithë kjo mund të mos kishte qenë aq e rëndësishme nëse përfaqësuesi i Rusisë nuk do të kishte insistuar në të gjitha fjalimet e mëparshme që territorin e Kosovës ta quante “ashtuquajtur”, mirëpo në seancën e fundit Kosova ishte e thjeshtë “Kosovë” për Vasilij Nebenzja dhe retorika ishte kryesisht për çështje që nuk prek shtetësinë e Kosovës.

Në Serbi ja zënë për të madhe ambasadorit rus i cili në fjalimin dhjetëminutësh, Nebenzja e ka përmend Kosovën rreth njëzet herë, por në asnjë moment nuk ishte e ashtuquajtura Kosovë, as një “shtet fals”, as “projekt”, që ishin epitete nga goja e përfaqësueses ruse deri tani./Spektri