Merret vendimi, këto janë masat e reja!

Shtabi i krizave në Serbi ka mbajtur sot takimin e radhës në të cilën janë marrë edhe vendimet e fundit për zbutjen e masave pandemike.

Fillimisht ashtu siç edhe është paralajmëruar, nxënësit e ciklit të lart në shkollën fillore dhe ata të shkollës së mesme do të kthehen në shkolla që nga 19 prilli, konkretisht nga e hëna e ardhshme.

Në mbledhjen e mbajtur gjithashtu është vendosur që për gastronominë brenda qendrave tregtare, vendimi mbetet i njejt.

Gjithashtu mbetet në fuqi vendimi se kafiterit dhe restoranet mund të punojnë vetëm në veranda dhe terasa.

Shtabi i krizave ka zyrtarizuar vendimin për shkollat, që nënkuptohet se nga e hëna nxënësit kthehen në shkollë me modelin e njejt të kombinimit siç ishte në fillim të vitit shkollor 2020/2021.

Vendimi tjetër që është marrë sot është nivelizimi i çmimit të testit PCR. Nga e hëna shtetasit e huaj mund të testohen me çmimin e njejt sikur shtetasit e Serbisë./Spektri