Modeli i semaforit, Maskat, Protokolli i koronës: Gjithçka që duhet të dini rreth fillimit të mësimit më 1 Shtator

Deri në fillim të vitit shkollor kanë mbetur edhe pak ditë.

Edhe pse në mbledhjen e shtabit të krizave dhe në Ministrinë e Arsimit është përcaktuar se të gjithë fëmijët do të fillojnë shkollën më 1 Shtator, ka pasur edhe shumë sqarime shtesë se si do të duket sakt fillimi i shkollës dhe si do të vazhdoj tërë viti.

Disa gjëra prindërit dhe fëmijët nuk i kanë të qarta – a duhet të mbahet maska nga nxënësit, cilët klasa do të vijojnë normalisht, cka është modeli semaforit, dhe a do të ketë ndryshime në rast të përkeqësimit të situatës pandemike.

Për këtë arsyje “Ekipi” për shkollat i cili përbëhet nga Ministria e Arsimit dhe Instituti Batut kanë propozuar një plan detaj se si do të duket mësimi në vitin e ri shkollorë, raporton Spektri.

Ministria e Arsimit ju ka dërguar shkollave një udhëzues profesional për organizmin e procesit edukativo – arsimorë në shkollat fillore dhe të mesme në Serbi.

Për të qartësuar sa më shumë, Spektri ju prezentojm të rejat që duhet të ndjekin filloristët dhe ata të shkollës së mesme për vitin shkollorë 2021/2022.

Fillimi i mësimit

Sipas planit të propozuar, viti I ri shkollorë do të fillojë në mënyrë të rregult më 1 Shtator, e mërkure, gati se në të njejtat kushte sikurse para koronës. Të gjithë nxënësit do të ulen në bankat shkollore dhe nuk do të ketë ndarje, ndërsa ora mësimore do të zgjasë 45 minuta.

Bartja e maskave

Është përcaktuar që nxënësit duhet të bartin maskat derisa të ulen në bankat shkollore, ndërsa në ulëse munden ta largojn maskën. Bartja e obligueshme do të jetë edhe gjatë përgjigjeve ose bisedave, si dhe gjatë shfrytëzimit të pushimit ose tualetit.

Gjithashtu mësuesit e vaksinuar nuk janë të detyruar të bartin maska, përveq nëse i ofrohen nxënësve në më pak se një metër, ndërsa mësimdhënësit që nuk janë të vaksinuar duhet të bartin maskën gjatë tërë kohës.

Gjithashtu, nëse vërtetohet që njëri nga nxënësit është prekur me virus, atëhërë të gjithë të tjerët duhet të bartin maskën së paku 10 ditë.

Nëse një paralele është e vaksinuar mbi 70 përqind, atëhërë nuk janë të detyruar të bartin maska.

Modeli Semaforit

Ky model do të jetë në fuqi gjatë tërë vitit. Sipas tij, shkollat në varësi prej Komunave në të cilat gjinden do të vendosen në zonën e gjelbërt, të verdh ose të kuqe. Me këtë rast, varësisht në zonat që janë do të vazhdohet edhe mësimi – normal, i kombinuar ose online.

Ndryshimet deri të premten

Në çdo shkollë dhe administrat lokale situata do të skenohet në nivel javorë, pastaj të dhënat do të i dërgohen Ministrisë së Arsimit dhe Institutit Batut.

Vendimi për kalimin nga njëra zonë në tjetrën, përkatësisht ndryshimeve të vijimin të shkollës, do t’i jepet prindërve dhe nxënësve më së voni ditën e premte dhe do të vazhdojë nga e hëna e ardhshme.

Pesë parametrat

Se ku do të gjinden shkollat dhe administrat lokale do të varet nga disa parametra të qarta: numri i të vaksinuarëve, numri i të infektuarëve në 14 ditët e fundit, përqindja e testeve pozitive, trendi i rritjes ose zvoglimit të numrit të të infektuarëve, por edhe rrespektimit të masave në vet shkollat.

Modeli do të caktohet për të gjithë Komunën ose qytetin.

Protokolli i Koronës

Në rast të infektimit të njërit nxënës, ndërsa ka vijuar mësimin në 48 orët e fundit, atëherë gjithë klasa pa ndërprerë do të bartë maskën, ndërsa nxënësi i infektuar do të izolohet.

Në rast të infektimit të dy ose më shumë nxënësve, atëherë gjithë paralelja ose grupa do të kalojë në mësimin online për 10 ditët e ardhshme.

Nëse më shumë se gjysma e nxënësve mungojn së paku 2 ditë për shkak se kanë dal pozitiv, atëhërë gjithë shkolla kalohet në mësimin online për 10 ditë  

Testi i vetizolimit

Nxënësit dhë mësimdhënësit nuk duhet të paraqiten në shkollë nëse kanë simptoma të Covid 19 (kollitje, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shijës dhe erës).

Nxënësit të cilët janë vizituar te mjeku për shkak se dyshojnë që janë infektuar, nuk duhet të paraqiten në shkollë derisa presin rezultatin e testit, përkatësisht derisa të marrin rezultatin negativ.

Të sëmurët kronik

Nxënësit dhe të punësuarit në arsim, të cilët janë në rrezik më të lart të formës së rëndë të infektimit me Covid 19, si dhe personat të cilët janë në kontakt të afërt me këta persona të kësaj kategorije të ndjeshme, sugjerohet vaksinimi dhe varësisht nga situata aktuale epidemiologjike (rreziku i transmetimit të virusit) duhet t’i mundësohet mësimi në distancë, së bashku më raportin e mjekut specialist.

Edukata fizike dhe muzikore

Një nga dilemat ka qenë edhe se si do të mbahet mësimi në edukatën fizike dhe atë muzikore.

Nëse bëhet fjalë për modelin e gjelbërt, në orët e edukatës fizike janë të lejuar sportet kolektive, me kushtin që paralelja nuk ka rastë të vërtetuar me covid 19 në 14 ditët e fundit. Në të kundërtën janë të ndaluara. E njejta do të vlejë edhe për orët e muzikës.

Megjithatë nësë shkolla gjindet në zonën e verdh, ndërpriten sportet dhe këndimet kolektive.

Ngjarjet, ekskurzionet

Festimet, ngjarjet dhe ekskurzionet në vitin e ardhshëm shkollor janë të lejuara vetëm nëse shkollat ose komuna gjindet në zonën e gjelbërt.

Modeli i verdh

Ky model parasheh mësim të kombinuar për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë si dhe për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme.

Nëse është e nevojshme shkollat do ta përcaktojn mësimin e kombinuar edhe për klasën e pestë dhe të gjashtë.

Filloristët më të vegjël do të vazhdonin mësimin në shkollë, por paralelet me mbi 15 nxënës do të ndahen në dy grupe

Modeli i kuq

Kjo parashihet për komunat më të prekura, me shkallën e lart të rrezikut, tek të cilët në rast të numrit të lart të të infektuarëve do të kalohet në mësim online të përgjithshëm.

Në këtë rast të gjithë nxënësit do të vazhdonin mësimin nga shtëpitë./Spektri