Mund të dënohet deri në tre vite burg, Reperi i njohur kosovar tymos në mes të koncertit ku të pranishëm kishte dhe fëmijë

Në festival thuhet se ishin të pranishëm dhe fëmijë dhe veprimi i reperit duke konsumuar lëndë narkotike është një vepër penale dhe që dënohet me gjobë ose burgim.

Gjatë përformancës së tij Bim Bima ka ndezur cigaren me marihuanë ku ndërkohë po këndonte një pjesë të refrenit të këngës së tij: “E kam kyçën në dorë edhe kur pi, unë e dua barin”. Koncerti ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Në pamjet e publikuara duket qartazi që reperi po tymos marihuanën dhe të pranishëm në publik përveç se ishin të rritur kishte dhe fëmijë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh gjobë dhe me burgim prej 1 deri ne 3 vite për këdo që posedon paautorizim narkotikë, substance psikotrope ose analoge.

Sipas Gazeta Online Reporteri.Net thuhet se reperi fillimisht e ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me situatën e shkaktuar. Bim Bima ka mohuar vetëm  se në koncertin e tij nuk ka pasur fëmijë pasi ai ka performuar në mesnatë. Më pas me anë të një mesazhi telefonik ai ka dhënë deklaratën e tij.

“Fëmijë nuk ka pasur, në 12:20 të natës kam dalë të performoj. Në koncertet e mija nuk ka fëmijë bëjini, mirë huluntimet”– u shpreh ai.

Por pamjet tregojnë të kundërtën pasi në një foto të shkrepur mund të dallojmë që shumë pranë skenës ku po performonte dhe po tymoste reperi ndodheshin disa fëmijë.