Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se kjo parti është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK-në dhe po aq edhe për Lëvizjen Vetëvendosje si partnerë kryesorë qeverisës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa tha se janë të interesuar për arritjen e zgjidhjes.“Patëm mbledhjen e Kryesisë për të trajtuar përgatitjet për konstituimin e Kuvendit, mbesim të interesuar e të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente dhe të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje.

Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV-së dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit sepse jemi pajtuar, ndërkaq kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së”, tha ai.Ndërkohë që VV ka kërkuar një ministri shtesë- atë të Punëve të Brendshme, kryetari Mustafa tha se nëse LDK tërhiqet nga përgjegjësitë, atëherë do të kalojë në opozitë.

“Nëse LVV nuk është gati për marrëveshje dhe e sheh LDK-në pengesë, atëherë unë po deklaroj sot me pëlqimin e kryesisë të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia lënë LVV-së. Shprehim gatishmërinë të votojmë kandidatin e LVV për kryetar të Kuvendit. Jemi të interesuar që çështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë, jemi në opozitë, votojmë, por qëndrojmë parti opozitare”, tha Mustafa. “LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, shtoi Mustafa. /KosovaPress/

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>