Në 24 orët e fundit në Bujanoc 20 dhe Preshevë 19 të prekur me Covid-19

Në rethin e Pçinjës të mërkurën janë testuar 771 persona për COVID-19. Prej tyre 333 persona kanë rezultuar të infektuar, ku më shumë se gjysma janë nga Vranja.

Ky qytet është ende në krye për nga numri i të infektuarve, dje ishin 197 raste.

Në qytetet tjera të qarkut të Vranjës, numrat janë dyshifrorë.

47 raste janë të regjistruar në Surdulicë, 29 në Vlladiçin Han, 20 në Bujanoc, 19 në Preshevë, 11 në Bosilegrad dhe 10 në Tërgovishtë, njoftoi zyrtarisht Shtabi i Qytetit të Vranjës për Situata Emergjente, transmeton Spektri.

Epidemiologët thonë se fotografitë klinike janë më të lehta.

Aktualisht, në spital janë të shtruar 17 pacientë, ndërsa gjatë ditës së djeshme në Spitalin Kovid të Qendrës Shëndetësore janë shtruar dy persona. Një pacient është transportuar në Surdulicë dhe një në Krushevc./Spektri