Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se i ka nënshkruar aktet normative që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas tij, me nënshkrimin e këtyre aktive emblemat e policisë së trafikut, policisë kufitare, njësitit të helikopterëve për detyra policore, njësitit për detyra të posaçme do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

“Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!”, ka shkruar Nuhiu.

Ndryshe, uniformat dygjuhësore të policisë, zjarrfikësve dhe personelit shëndetësor, parashihet të jenë në komunat ku së paku 20 përqind e popullatës janë shqiptar./Telegrafi/

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>