E ardhmja e Neymar Junior lidhet gjithnjë e më larg Paris Saint-Germain, për këtë shumë dilema se cila do jetë skuadra e ardhshme e tij janë ngritur.

Deri pak ditë më parë destinacioni më i mundshëm ishte Real Madridi, por afrimi i Hazard zbeh këtë lëvizje. Opsioni i dytë mbetet Barcelona, por edhe katalanasit me afrimin e Grizmann plotësojnë grupin.

Të dy klubet e duan brazilianin, shpenzimet për të janë të larta. Por, nga Spanja bëjnë me dije si “AS” edhe “Marca” se po fillon të “ziejë” diçka për sulmuesin e PSG-së.

Në një intervistë për “France Football”, presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se me 200% Kylian Mbappe do të qëndrojë, por për Neymar nuk dha siguri, madje ngriti dyshime rreth të ardhmes së tij.

“Dua që lojtarët të japin gjithçka për të mbrojtur nderin e fanellës dhe të bashkohen me projektin e klubit. Ata që nuk duan, ose nuk kuptojnë, ne thjesht flasim dhe zgjidhim gjithçka. Gjithashtu ka kontrata që duhet të respektohen, por prioritet mbetet projekti ynë. Askush nuk e detyroi Neymarin të nënshkruajë me ne. Askush nuk e shtyu atë. Ai erdhi me vetëdije, për t’u bashkuar me projektin tonë”, deklaroi sheiku nga Katari, për brazilianin.

Kujtojmë që Neymar ka kontratë deri në vitin 2020 me kampionët e Francës dhe nëse një klub ofron 220 milionë euro, PSG do e lërë të lirë të largohet.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>