Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar dhe jashtë saj, ku këto kohët e fundit ka qenë kryefjala e mediave të ndryshme jo vetëm për ndarjen e saj nga kuzhinieri Issac Careë por edhe për lidhjen e saj me vëllain e motrave të Bella dhe Gigi Hadid i cili quhet Anëar Hadid.

Shumë prej artisteve si vendore ashtu edhe ndërkombëtare i kanë gjetur personat që ngjajnë me to, po ashtu dhe Dua Lipa e cila duket kopje e saj dhe bëhet fjalë për modelen Brittany Xavier siç mund ta shikoni më poshtë.

Modelja ka 1.1 milion ndjekës në llogarinë e saj të Instagramit, e cila është shumë active dhe në çdo foto që ajo publikon ‘vërshohet’ nga komentet e ndjekësve që e pyesin se a është me të vërtetë Dua Lipa.

Kujtojmë që Dua Lipa dhuroi performancë magjike në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, më 10 gusht.

Për më shumë shikoni imazhet e mësipërme dhe vlerësojeni vetë ngjashmërinë mes Dua Lipës dhe Brittany Xavier. /albeu

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>