Nja 1 Janari 300.000 dinarë për fëmijën e parë!

Nga 1 janari 2022, për çdo fëmijë të parë të lindur, në vend të 100 mijë dinarëve, shteti do t’u paguajë menjëherë 300 mijë dinarë prindërve, ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke prezantuar masat e reja demografike të Serbisë.
E gjithë kjo, siç tha ai, e ka parasysh “faktin që po zhdukemi si komb, se të dhënat tregojnë se lindshmëria në Serbi është pak më e lartë se 1,5, dhe duhet 2,1”.

Ai përkujtoi se qytetet japin edhe 100.000 apo 150.000 dinarë për fëmijën e parë, në mënyrë që prindërit të marrin rreth 4.000 euro për fëmijën e parë. Ai po ashtu ka thënë se vetëm masa e rritjes së ndihmës për fëmijën e parë i kushton shtetit 5,7 miliardë dinarë, përkatësisht 50 milionë euro në nivel vjetor.

Fëmija i dytë

Për fëmijën e dytë, Vuçiq tha se do të kemi rritje të veçant, pasi siç thotë ai është një “pikë kthese”.
Deri më tani, rregulli për fëmijën e dytë ishte që të zbatohej shtesa dyvjeçare prej 10.000 dinarë në muaj, për fëmijën e tretë 12.000 dinarë në muaj për 10 vjet, dhe për të katërtin 10 vite nga 18.000 dinarë në muaj.