Një i ri në Serbi shkatërroi një ndërtesë të vogël me një predhë

Policia ka arrestuar një të ri, i cili sot ka gjuajtur një predhë me një raketë dore pranë qytetit Ruma të Vojvodinës dhe ka shkatërruar një ndërtesë të braktisur pranë stacionit hekurudhor, njoftuan mediat rajonale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 në Platiçevë dhe ka shkaktuar shembjen e një ndërtese më të vogël, por nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve jozyrtare është arrestuar një 25-vjeçar i cili është liruar nga trajtimi neuropsikiatrik një ditë më parë.

“Është konstatuar se në ndërtesën e vjetër dhe të braktisur të stacionit kishte filluar zjarri. Menjëherë janë thirrur zjarrfikësit të cilët me shpejtësi kanë lokalizuar dhe më pas kanë fikur zjarrin”, shkruan e përditshmja Blic, duke theksuar se janë shkaktuar dëme të tjera materiale.

Mediat serbe raportojnë se, pas të shtënave masive në shkollë, kur nxënësi i shkollës fillore të Beogradit Vladislav Ribnikar vrau tetë bashkëmoshatarë dhe rojen e shkollës, si dhe pas masakrës në Mlladenoc kur Uroš B. (21) vrau tetë persona. , incidente të reja po ndodhin shpesh. /GazetaSinjali