Njoftim i rëndësishëm nga Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” përmes faqes në facebook ka njoftuar për procesin mësimor i cili pritet të filloj nga e hëna e ardhshme si dhe mbarëvajtjen e orareve që duhet ndjekur nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle.

E veqanta e kësaj shkolle është se këtë gjysëmvjetor do të zhvillohet në tre ndrrime të ndryshme, me dy shkolla që do të zhvillojn procesin mësimor në një objekt.

Nxënësit e shkollës së mesme do të zhvillojnë mësimin në oraret 07:50-11:55 dhe 12:00-15:45, ndërsa filloristët e shkollës “Branko Radiçeviq” do të ndjekin mësimin në ndrrimin e tretë.

Ky është postimi nga shkolla:

Të dashur nxënës, të nderuar profesorë!

Më 24. 01. 2022 (e hënë), fillojmë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë.

Jemi munduar t`i përmirësojmë kushtet e punës për mësim sa më cilësor.

Dje, ka filluar realizimi i projektit të instalimit të rrjetit të internetit më të avancuar.

Në bazë të vendimit të Ekipit për përcjelljen dhe aplikimin e masave preventive në punën në shkolla, në mbledhjen e mbajtur, më 19.01.2022, mori vendim që në shkolla të mesme të punohet në bazë të modelit të dytë, mësimit të kombinuar.

Pra, nga 24. 01. 2022 gjysma e paraleles, d.m.th. grupi i parë, mësimin e mbajnë në shkollë, ndërsa gjysma tjetër mësimin e mbajnë onlajn.

Javën tjetër grupi i dytë mësimin e mbajnë në shkollë, ndërsa grupi i parë mësimin e mbajnë onlajn. Arsimtarët në të njëjtën ditë njësinë mësimore nxënësve ia përcjellin përmes platformës Google Classroom.

Të gjithë nxënësit e përcjellin mësimin në shkollë dhe atë: para dite vitet e para dhe të katërta si dhe 3-8, ndërsa pas dite ata të vitit të dytë dhe të tretë.Ndërrimi i parë realizohet në intervalin 07:00 – 11:55, ndërsa ndërrimi i dytë 12:00 – 15:45.

Ndërrimi i tretë shfrytëzohet për mbajtjen e mësimit nga nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, derisa të përfundojë renovimi i kësaj shkolle.

Kërkojmë nga të gjithë që t`i respektojnë rregullat për mbrojtje nga “virusi COVID-19”, pra të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe të përdorim mjetet dezinfektuese të nevojshme. Shëndeti mbi të gjitha.

Drejtoria e shkollës të gjithë nxënësve dhe personelit të shkollës ju dëshiron punë të mbarë, shëndet dhe shumë suksese në mësim!

Nga drejtoria e shkollës Shkolla e mesme Sezai Surroi – Bujanoc