Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës me rastin e 30 vjetorit të themelimit. Në urimin e tij, Pacolli tha se ditëlindja e LDK-së, prej të cilës lindi dhe AKR-ja, është festë e të gjithë shqiptarëve. “30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar.

Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare. Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj.

Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Poashtu, Pacolli u përkujdes të ngrit lartë figurën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa. “Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re”, përfundoi Pacolli./21Media

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>