Papunësia në Zvicër, nën 2%





Për herë të parë që nga viti 2001, shkalla e papunësisë në Zvicër është 1.9% në shtator

Raportohet se në muajin shtator numri i njerëzve në Zvicër që kërkonin punë dhe u regjistruan në zyrat rajonale të punësimit ishte 1.9%, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se papunësia nën 2% në Zvicër është për herë të parë që nga viti 2001, shkalla e papunësisë qëndroi në 1.9% në shtator, pak më e ulët nga 2.0% në gusht dhe rënie me 0.7 pikë në bazë vjetore.

Kjo u bë e ditur nga Sekretaria Shtetërore për Çështjet Ekonomike (Seco).

Referuar të dhënave, numri i të papunëve të regjistruar në Zyrat Rajonale të Punësimit ka rënë në 89.526, me një rënie prej 1.846 krahasuar me një muaj më parë dhe 30.768 krahasuar me shtatorin 2021. Është gjithashtu numri më i ulët që nga dhjetori 2001, ndërsa për normën ishte 1.7% në tetor të po këtij viti.