Për Kryeministri Kurti, dialogu s’është prioriteti numër një





Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur mbrëmë në orët e vona të natës për ta vazhduar seancën e cila përfundoi me largimin e kryeministrit, Albin Kurti Kurti, në orën 16:00.

Paraprakisht gjatë ditës, kryeministri Kurti raportoi në seancë lidhur me zhvillimet e fundit në dialog para se të largohej, si shkak i një takimi që tha se pati. Prandaj ai u ofroi deputetëve një opsion, që të mblidhen prapë pas orës 22:00.

Kurti nisi të raportonte pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës, opozita e akuzoi kryeministrin se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Kurti duke iu përgjigjur replikave të deputetëve opozitarë tha se dialogu s’është prioriteti i parë.

“Dialogu s’është prioriteti numër 1. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, por dialogu s’është numër 1. Kurgjo nuk i ndihmon dialogut se sa forcimi i vendit”, tha Kurti.