Përdhunoi shqiptaren kur luante te Milani, Ish-sulmuesi brazilian refuzon ekstradimin





Në vitin 2013, braziliani Robinjo, bashkë me miqtë e tij ai përdhunoi një shtetase shqiptare 23-vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangie të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë.

Ndërkohë së fundmi, mediat e huaja bëjnë me dije se në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit. Ai u dënua në Itali me nëntë vjet burg.

Ngjarja ndodhi në një klub të Milanos në natën e 22 janarit 2013. Kërkesa për ekstradim është paraqitur në fillim të tetorit, por është refuzuar. Falë bashkëpunimit juridik, Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil.

Ekstradimi nuk u krye sepse neni 5 i Kushtetutës Federale e përjashton. “Asnjë brazilian nuk mund të ekstradohet, përveç një personi të natyralizuar, në rast të një krimi të zakonshëm”. Edhe ai nëse është kryer përpara natyralizimit. Qeveria braziliane, megjithatë, mund të kërkojë që dënimi të zbatohet në burgjet braziliane.