Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kitaristi Petrit Çeku do të vijë për dy koncerte të rralla në Kosovë.

Të enjten, ai do të performojë në Muzeun e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Pastaj më 20 maj në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, ai do të mbajë një koncert.

“Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët. Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali”.

“Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen ‘Zoja Ndihmëtare’ do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut”./Klan Kosova