Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Serbisë ka ndarë mjete për 20 komuna, ndër të cilat është edhe Komuna e Preshevës, për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të zeza.
Financimi është ndarë në bazë të konkursit të dytë publik për vitin 2026 dhe mund të përfshijë rregullimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, pajisjen e oborreve të riciklimit, si dhe blerjen e automjeteve të specializuara dhe pajisjeve komunale.
Për herë të parë, përmes këtij programi janë mbështetur edhe projekte për trajtimin e ujërave të zeza në familjet që nuk kanë qasje në rrjetin e kanalizimit.
Në materialin e publikuar nuk është përmendur Komuna e Bujanocit si përfituese e mjeteve nga ky konkurs. Përveç Preshevës, nga Rrethi i Pçinjës financim kanë përfituar edhe komunat e Tërgovishtes dhe Bosilegradit.