Udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në krye me kryetarin Ragmi Mustafa, sot kanë bërë shpërndarjen e librave falas të dhuruara nga Republika e Shqipërisë.

Sipas njoftimi të Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot gjatë ditës librat janë shpërndarë në shkollat fillore në Miratoc, Caravajkë, Rahovicë dhe Raincë.
Sipas njoftimit, gjithsejt do të shpërndahen rreth 20 mijë libra për 4052 nxënës shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Ndërkoh, Spektri mëson se nesër do të bëhet shpërndarja zyrtare edhe në shkollat e Komunës së Bujanocit.

Ky është faliminderimi i kryetarit Mustafa drejtuar të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë mundësi historike:

Me këtë rast, shpreh një falenderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, që kontribuan me rreth 140.000€ për financimin e librave në Luginën e Preshevës.

Por sonte dua ta falenderojë sidomos Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj.Besa Shahini, e cila e ka një meritë të veçantë në sigurimin e librave nga Shqipëria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Faleminderit Besa për gjithçka që bëni për arsimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Mirënjohës përjetësisht, në emër të të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës!

Falënderoj Ministren e Financave të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami për mbështetjen dhe reagimin e shpejt për mbledhjen e fondit. Falenderim edhe për Ministrinë e Arsimit në Beograd, e cila dëshmoi se kur mbizotëron vullneti politik dhe qasja konstruktive, mund të zgjidhen problemet më jetike të qytetarëve.

Faleminderim edhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për mbështetjen për kryerjen e obligimit rreth taksës.

Falenderoj po ashtu të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre, si OSBE dhe ambasadat mike të Luginës së Preshevës të akredituara në Beograd.Sigurisht, Falënderit Albas dhe gjithë të tjerëve që ndihmuan këtë përpjekje.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>